AlbanianSport.com 19/04/2020 19:20
ASNN – Kriza globale e shkaktuar nga koronavirusit ka goditur shëndetin e njerëzve, por akoma më rëndë edhe ekonominë në shkallë botërore. Dhe sporti nuk bën përjashtim dhe NBA-ja ka lajmëruar se basketbollistët do të marrin pagë të plotë më 1 maj, por, pastaj, të pagat e mëtejshme do të jenë 25 % më të ulëta, për shkak të krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit “Covid-19”.
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, NBA-ja dhe Shoqata Kombëtare e Lojtarëve të Basketbollist (NBPA) arritën njpë marrëveshje të premten për t’i ulur pagat e lojtarëve për 25 për qind, duke filluar nga 15 maji. Pagat pas 1 majit do të jenë të parat që basketbollistët e NBA nuk do t’i marrin të plota, që kur kampionati amerikan i basketbollit u pezullua më 11 mars, për shkak të koronavirusit.
Kjo marrëveshje pritet t’u kursejë klubeve mbi 42 milionë dollarë çdo muaj. “Përmes kësaj marrëveshje dhe në mënyrë që lojtarët t’i vendosim në një plan më gradual të uljes së pagave, kjo ulje do të fillojë me 25 % të pagës së gjysmës së muajit, më 15 maj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NBA-ja. Deri në fund të sezonit të NBA-së kanë mbetur edhe 259 ndeshje të sezonit të rregullt gjithsej.
Por mundësia që ato të zhvillohen po bëhet çdo ditë e më e pamundur, edhe pse ende asnjë ndeshje nuk është anuluar zyrtarisht, por vetëm është pezulluar. Të premten ishte ishte planifikuar të fillojë sezoni i “play-off”-eve në NBA, por tashmë nuk dihet nëse ky sezon do të duhet të anulohet plotësisht. Në rast të anulimit, NBA-ja ka të drejtë t’ua ulë pagat vjetore lojtarëve për me 1.08 % për çdo ndeshje të anuluar.