Takimi Kozhuv-Teodo, e luajtur dje në mbrëmje në Pallatin e Sportit “26 Prilli” të Gjevgjelisë, ka mbyllur javën e tetë të grupit A. Dhe, duke fituar ndaj Teodos, maqedonasit tashmë kanë ndezur shpresat e tyre për vendin e katërt në grup, që do të thotë automatikisht pjesëmarrje në turin e dytë të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.
Dy pjesët e para kanë qenë në favor të malazezëve, 21-22 dhe 16-18 dhe Teodo në pushim ka qenë në epërsi 37-40. E ajo që i ka vënë vulën suksesit të Kozhuvit duket se ka qenë pjesa e tretë, që maqedonasit e kanë fituar 26-18 dhe kanë kryesuar 63-58. Teodo mundohet të godasë me 3-pikësha, por pjesa e 4-t është në barazim 18-18 dhe në përfundim 81-76 për Kozhuvin, që kështu ka shpresa për të qenë në turin e dytë.
Tashmë është radha e ndeshjeve të prapambetura të SIGAL Prishtinës në grupin A dhe Pejës në grupin B, që do të vendosin për 4 skuadrat e fazës së dytë, ndërsa gara e rregullt rikthehet në Ligën Ballkanike më 18 dhe 25 janar 2017, që do të shënojë fundin e turit të parë, për t’ia lënë radhën fazës çerekfinale, që gjithashtu do të zhvillohet me sistem grupi.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 8-të
(13-15 dhjetor 2016)
Të martën:
Bashkimi Prizren – Beroe Stara-Zagora 83-66
Kumanovo 2009 – SIGAL Prishtina 86-68
Të mërkurën:
Kozhuvi – Teodo 81-76
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Bashkimi Prizren 8 4 4 616-625 12
- Beroe Stara-Zagora 7 4 3 561-571 11
- Teodo 7 3 4 573-563 10
- Kozhuv 7 2 5 547-554 9
- SIGAL Prishtina 5 2 3 390-416 7