Gjergj Vyshka 21.12.2015 15:15
Federata Shqiptare e Basketbollit tashmë ka konfirmuar se nga 5 sivjet do të ketë shtatë kombëtare pjesëmarrëse në arenën ndërkombëtare. E njëra prej tyre është dhe kombëtarja e të rriturve, e cila kthehet në këto eliminatore pas katër vjetësh mungesë.
Tashmë është deklaruar se nga organizmi që qeveris basketbollin shqiptar se është dërguar konfirmimi i pjesëmarrjes jo vetëm për të rriturit, por dhe për kombëtaret e moshave.
Dhe shorti për këto kombëtare, që do të thotë Nën-16-vjeç, djem e vajza, Nën-18-vjeç, djem e vajza, Nën-20-vjeç djem dhe të rriturit, do të hidhet më 22 janar. Atëherë do të njihen dhe kundërshtarët dhe Shqipëria do të nisë përgatitjet e saj për një pjesëmarrje më dinjitoze e për të mos pasur humbje me 102 pikë diferencë…