Gjergj Vyshka 24.12.2014 08:05
Federata Shqiptare e Basketbollit, ashtu sikurse ka lajmëruar dhe ditë më parë, dje ka nisur serinë e seleksionimeve të kombëtareve të moshave, të cilat në verën e ardhshme do të marrin pjesë në Kampionatet Evropiane.
Madje sipas Ilir Taflajt, tashmë në këtë fazë do të nisë dhe seleksionimi i kombëtareve Nën-16 dhe Nën-18-vjeç për vajza. Ndërkohë dje Kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve të parketit ka luajtur ndeshjen e parë miqësore.
Kjo miqësore ka qenë ndaj Teutës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, kurse sot të njëjtën gjë do ta bëjë dhe në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ndaj Studentit. Dje kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve ka fituar 64-54 ndaj Teutës.