Gjergj Vyshka 22.06.2016 15:05
Trajneri malazez i Kombëtares së Nën-20-vjeçarëve, Darko Vujaçiç, së bashku me ndihmësit e tij, Odise Profka e Bekim Abrazhda, është duke punuar intensivisht me grupin e 24 basketbollistëve, që në fakt janë federuar në Federatën Evropiane të Basketbollit që më 3 qershor 2016.
Siç dihet, nga data 15, deri më 24 korrik 2016 në Halkidhiki të Greqisë, kjo Kombëtare do të jetë përballë Britanisë së Madhe, Greqisë, Holandës, Irlandës, Kosovës. Dhe, sipas ndihmëstrajnerit Abrazhda, që është edhe ndihmëstrajneri i Teutës së të rriturve, ende nuk ka një listë përfundimtare.
“Jemi duke punuar me dy stërvitje në ditë, – thotë ndihmëstrajneri i i Kombëtares së Nën-20-vjeçarëve, – kemi pasur disa lojtarë me provime dhe shumë shpejt mund të ketë dhe një skuadër përfundimtare për të bërë përgatitjet serioze që duhet për këtë Evropian.”