Gjergj Vyshka 19.01.2017 14:35
Peja e MKK Feni Industries, pas fitoreve të djeshme, respektivisht 80-75 me Trepça Mitrovicën dhe 80-55 me Sutjeskën, janë kryesuesit e grupit B. Ajo që duhet theksuar është fakti se dje në Jasmin të Maqedonisë, në Pallatin e Sportit “Kavadarci”, kanë arbitruar dhe dy gjyqtarët ndërkombëtar Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj.
Koçi, që ka qenë gjyqtar i dytë, ka arritur kështu në kuotën e 9 ndeshjeve në Ligën Ballkanike, kurse Hoxhaj, që dje ishte gjyqtar i tretë, në kuotën e 3 ndeshjeve. Gjyqtar i parë ishte greku Jorgos Pursanidis, kurse vëzhgues greku tjetër Jorgos Tzanadis. MKK Feni Industries e ka dominuar ndeshjen.
Pavarësisht se e ka humbur pjesën e parë 15-21, ka rikuperuar në 3 të tjerat teksa ka fituar në fund, 80-55. Ajo që duhet nënvizuar është fakti se Peja, MKK Feni Industries, Sutjeska e Nikshiqit dhe Karposh Sokoli janë të kualifikuar për në turin tjetër të Ligës Ballkanike nga grupi B.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 9-të
(16-19 janar 2017)
Të hënën:
SIGAL Prishtina – Bashkimi Prizren 87-81
Të martën:
Beroe Stara-Zagora – Teodo 94-72
Të enjten:
Kozhuv – Kumanovo 2009 ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Beroe Stara-Zagora 9 6 3 749-729 15
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Teodo 9 4 5 733-725 13
- Bashkimi Prizren 9 4 5 697-712 13
- SIGAL Prishtina 9 3 6 696-771 12
- Kozhuv 8 3 5 639-619 11
Grupi B
Java e 9-të
(17-18 janar 2017)
Të martën:
Tirana – Karposh Sokoli 2000 83-100
Të mërkurën:
MKK Feni Industries – Sutjeska 80-55
Peja – Trepça Mitrovicë 80-75
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Peja 9 6 3 670-601 15
- MKK Feni Industries 9 6 3 686-618 15
- Sutjeska Nikshiq 9 5 4 683-646 14
- Karposh Sokoli 9 4 5 700-747 13
- Trepça Mitrovicë 9 3 6 559-607 12
- Tirana 9 3 6 623-711 12