AlbanianSport.com 15.06.2016 11:00
ASNN – Klivlend Kavalirs, të udhëhequr nga LëBron Xhejms dhe Këri Irving, kalon në Oklend përballë Gollden Stejtit dhe ngushton rezultatin e serisë e ndeshjeve finale në 2-3.
Përkundër çdo parashikimi për vendësit, të cilët ishin bërë gati për titullin e dytë radhazi, Klivlendi ka fituar 112-97, me një prezantim fantastik të Xhejmsit dhe Irvingut, të cilët kanë shënuar secili nga 41 pikë.
Dhe kësisoj Gollden Stejti duhet të vazhdojë të ëndërrojë për titullin e dytë radhazi. Ndeshja ka qenë e barazpeshuar deri në gjysmën e saj, pastaj Klivlendi ka shpërthyer. Për Gollden Stejt kanë qenë më të mirët Tomsoni, me 37 pikë, dhe Kerri, me 21 pikë.