AlbanianSport.com 21.04.2015 15:25
ASNN – Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në finalet e Euroligës së basketbollit për meshkuj. Ekipi turk i basketbollit kaloi në këtë fazë të rëndësishme falë fitores së tretë ndaj Makabit të Tel Avivit.
Takimi i luajtur në Izrael ka përfunduar vetëm pas shtesës me rezultatin 75-74. Fenerbahçe bëhet kështu i pari ekip që siguron pjesëmarrjen në finalet e Euroligës dhe një ndihmë për këtë ka dhënë edhe basketbollisti shqiptar Kenan Spahiu.
Mbrojtësi 19-vjeçar, 1.97 i gjatë është pjesë e këtij suksesi dhe në këtë sfidë ai ka luajtur për 9 minuta duke nisur si titullar. I lindur në Prishtinë, por me pasaportë turke prej vitit 2013 ai luan me Fenerbahçe.
Kenan Spahiu do të synojë trofeun në finalet që do të zhvillohen në mesin e muajit maj në Madrid. Spahiu është shqiptari i dytë që luan me Fenerbahçe, pas Ermal Kuqos që ka luajtur për disa sezone në vitet 1990.