AlbanianSport.com 28/09/2018 15:20
ASNN – Hidhet shorti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, mbetet ende enigmë skuadra e gjashtë te femrat. Edhe pse nisja e sezonit të ri të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit është në prag sërish enigmat janë të shumta. Kjo sepse hedhja e shortit sot nuk ka sqaruar ende se cila do të jetë skuadra e gjashtë që do të luajë në Grupin A për femra, pasi ende nuk ka një variant zyrtar nga FSHB-ja se cila skuadër do të zëvendësojë Goga Basketin, e tërhequr.
Ideja është ajo e zhvillimit të një mini-turneu mes ekipeve të Grupit B, për të caktuar skuadrën që do të luajë mes më të mirave. Ndërkohë, shorti i hedhur sot ka sqaruar se te meshkujt do të jenë 12 skuadrat që do të nisin sezonin e ri sportiv 2018-2019, 6 prej të cilave do të luajnë në Superligë dhe 6 në Kategorinë e Parë. Po ky numër, pra 6, do të jenë edhe skuadrat e Grupit A për femra, ndërsa në Grupin B ky numër është më i vogël, 4 të tilla.
Të pranishëm në hedhjen e shortit sot përfaqësues nga disa prej klubeve, që kanë ndjekur nga afër procedurën dhe kanë marrë informacionin e duhur nga drejtuesit e FSHB-së. Te të rriturit, debuton këtë sezon në Kategorinë e parë edhe ekipi privat i “Invaders”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë:
Vllaznia – Goga Basket
Tirana – Kamza Basket
Partizani – Teuta
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e parë:
Elbasani – Skënderbeu
Flamurtari – Apolonia
Invaders – Tirana Eagles Basket
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Grupi A
Java e parë:
Flamurtari – Elbasani
Vllaznia – Studenti
Tirana – Skuadra “X”
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Grupi B
Java e parë:
Partizani – Kamza Basket
Apolonia – Skuadra X