Gjergj Vyshka 03.03.2016 09:05
Më 30 mars, kjo edhe me vendim të kryesisë më 18 shkurt, komuniteti i koshit shqiptar do të votojë për presidentin dhe anëtarët e kryesisë. Mbi bazën e rregullores janë vendosur dhe afatet për sjelljen e kandidatëve dhe të delegatëve.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka treguar se më 29 shkurt klubeve dhe anëtarëve të këtij institucioni u është dërguar me postë elektronike për asamblenë zgjedhore të 30 marsit.
Klubet kanë të drejtë deri më 10 mars të dërgojnë delegatët dhe ato që do të votojnë në Asamble. Sikurse duhet të sjellin dhe kandidatin për president, apo dhe anëtarë kryesie, duke sjellë dhe kurrikulumin e tyre, pas së cilës do të bëhet dhe përzgjedhja.
Dhe pritet që rreth një javë përpara zhvillimit të asamblesë të bëhen të ditura dhe kandidatët për president dhe anëtarë kryesie. Shkurt, basketbolli, për herë të parë, ka ngutje për të bërë zgjedhje të reja.