Gjergj Vyshka 01.03.2016 19:55
Ashtu sikurse është lajmëruar dhe më parë, gjyqtarët e basketbollit kanë dhënë testimet e tyre fizike dhe teorike. Dhe 24 prej tyre tashmë i kanë kaluar këto teste.
Dhe, sipas informacionit që ka dhënë Federata Shqiptare e Basketbollit, bëhet fjalë për gjyqtarët Gilbert Hoxha, Olti Kasmi, Erlambi Tiko, Andi Bejko, Adrian Dulçe, Visar Papa, Edison Gjoni, Hygert Pali, Daniel Aliaj, Fabjon Jaçe, Marli Kasemi, Sajmir Tafilica, Briken Tafilica, Ergi Shpuza, Hans Trajer, Jetmir Gokaj, Elvis Allaraj, Mateo Bako, Anisa Jani, Kelli Delia, Merlina Metani, Jurgen Muho, Kristi Qirjako, Paolo Sakaj,
Ndërkohë do ta përsërisin këtë testim Endri Liço, Mikel Majko, Gajtis Basho. Por nuk e kanë dhënë këtë testim fizik dhe nuk dihet se si do të veprohet pikërisht Enio Mejmadini, Kostandin Canaj dhe Gid Shaqiri.
Duhet bërë e ditur se ndërkombëtarët Gentian Cici, Ervin Koçi dhe Erion Hoxhaj dhe duke qenë në aktivitet, testimet e tyre i kanë dhënë dhe i japin me gjyqtarët e FIBA-s kur i thërrasin ndërkombëtarët.
Ndaj automatikisht ata i kanë kaluar këto teste, kurse 24 gjyqtarë tashmë janë të gatshëm për veprimtaritë kombëtare.