AlbanianSport.com 31.03.2016 11:35
ASNN – Korab Llazani tërhiqet nga posti i ri i anëtarit të Kryesisë, sepse do të mbajë atë të sekretarit të përgjithshëm. Në vendin e tij elbasanasi Edmond Biçoku. Bashkë me kutinë e zgjedhjes së presidentit të ri të FSHB-së dje është votuar edhe për 6 anëtarët e rinj të kryesisë së Federatës së Basketbollit, ose e thënë ndryshe ata që do të marrin bashkërisht që nga dje vendimet për koshin shqiptar.
Kanë qenë 20 kandidatë për 6 vende. Kutia e numërimit për anëtarët e kryesisë ka filluar të numërohet pas asaj për presidentin, ndërkohë që rreth orës 13:00, pra pas tre orësh asambleje zgjedhore, janë shpallur edhe fituesit, ku sigurisht pjesa më e madhe e tyre dhe kryesisht ata që mendonin se do të fitonin ishin prezent në sallë edhe gjatë numërimit.
Nga 20 kandidatë duhet theksuar se vetëm dy kanë qenë femra dhe 18 meshkuj. E nga dy femra vetëm njëra ka arritur të sigurojë votat për të qenë në kryesi. Në përfundim listën e kryesisë e udhëheq Ilir Taflaj, që mori plot 35 vota dhe menjëherë pas tij vjen Edra Alibegaj me 31 vota. Sekretari i përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani, është renditur i treti me 30 vota, së bashku me Shakën, dhe pas tyre Jarani dhe Mema.
Në fakt këta ishin 6-shja fituese, por sigurisht Koraq Llazani tërhiqet pasi do të vazhdojë mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe, në këtë mënyrë, i 7-ti në listë, elbasanasit Edmond Biçoku me 18 vota mbyll kryesinë e re të FSHB-së.
Ja si u votua për Komitetin e ri Drejtues
të Federatës Shqiptare të Basketbollit
Ilir Taflaj 35 vota
Edera Alibegaj 31 vota
Korab Llazani 30 vota (tërhiqet)
Vasil Shaka 30 vota
Juel Jarani 24 vota
Dritan Mema 20 vota
Edmond Biçoku 18 vota
________________________________
Shpëtim Bozdo 17 vota
Aleksandër Damo 16 vota
Artan Kuqo 16 vota
Artan Terihati 14 vota
Klodeta Dibra 12 vota
Gavrosh Kavaja 11 vota
Pjerin Bushati 10 vota
Petraq Stefa 9 vota
Besmir Iljazi 6 vota
Prio Tanku 4 vota
Sabri Rustemi 3 vota
Lorenc Kukaviqi 0 vota
Viron Sauli 0 vota