Basketboll / Greva: Partizani-Oransoda, as i njihnim, e as na njihnin (I)

Share Button

AlbanianSport.com 23/12/2018 17:15

ASNN – Rrallë ndeshje sportive kanë mundur të marrin atë vëmendje të madhe e të pakrahasueshme ndër vite, si ajo që Partizani në basketboll për meshkuj zhvilloi më 18 dhjetor 1968, përballë njërës prej skuadrave më të forta të kohës, njëherësh kampione e Italisë, Oransoda (njohur kështu prej sponsorëve, kurse sot njihet edhe si Palakanestro Kantu, bazuar në një distrikt të Lombardisë).

Ndeshje që la mbresa tek sportdashësit dhe hyri në panteonin e sukseseve ndërkombëtare të basketbollit shqiptar, një sukses që më shumë se rezultati, i cili përfundoi në barazim 73-73, ishte një fitore e klubit të kuq në aspektin e imazhit, një fitore dhe për shtetin e kohës që organizonte si pritës ndeshjen, e në të njëjtën kohë, ishte një nisje e mirë.

Sepse për herë të parë një skuadër shqiptare e basketbollit merrte pjesë në Kupën e Kampioneve të Evropës. Duke folur për emocionet e asaj dite dhe rëndësinë e ndeshjes, trajneri i Partizanit në ato vite, njëherësh trajneri historik i basketbollit shqiptar, Astrit Greva, në intervistën e dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, sjell për lexuesit momente interesante nga ndeshja, ekipi kundërshtar, grumbullimi i skuadrës etj.

Kur kanë kaluar 50 vjet nga ajo ndeshje, që konsiderohet nga disa edhe si “ndeshja e shekullit” për basketbollin tonë në arenën ndërkombëtare, ende dhe sot, ne nuk kemi një nivel të tillë përfaqësimi. Rinia shqiptare, klubet trajnerët dhe politikbërësit e sportit, kanë një “fanar” ku duhet të shikojnë për sukses dhe Partizani i atyre viteve ishte një i tillë. Këtë intervistë AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Është folur ditët e fundit në shtypin e shkruar për 50-vjetorin e ndeshjes së madhe të basketbollit që Partizani i Shqipërisë zhvilloi në Kupën e Kampioneve të Evropës me Oransodën në vitin 1968. Ju keni qenë protagonist i atyre ditëve, sepse ishit trajner i skuadrës. A do të ketë ndonjë ceremoni për këtë ngjare?

– Kjo ka qenë një prej atyre ndeshjeve që kanë lënë mbresa të mëdha tek sportdashësit dhe tek protagonistët, sepse ishte hera e parë që Partizani i atyre viteve mori pjesë në Kupën e Kampioneve të Evropës në basketboll, një nivel që sot është Liga e Kampioneve, pra niveli më i lartë i përfaqësimit të klubeve në Evropë. Natyrisht, në këtë 50-vjetor do të ketë dekorime për ekipin, protagonistët dhe kjo është pozitive. Presidenti i Republikës do ta dekorojë Partizanin më 28 dhjetor. Në fakt, 50-vjetori ishte më datë 18, por presidenti kishte ngarkesë, kështu që u njoftuam për më 28 dhjetor. Është gjë e mirë të dekorohet skuadra që 50 vjet më parë shkroi një faqe të ndritur të basketbollit tonë.

 

– Ku bëhet grupi i dikurshëm?

– Një pjesë janë këtu, në Shqipëri, por ka dhe të tjerë që janë në Amerikë apo jashtë vendit.

 

– Çfarë e bënte të veçantë Partizanin e atyre viteve dhe si ndodhi që u përballët me Oransodën?

– Ekipi ynë i atyre viteve ishte shumë i ri, plot me 20-vjeçarë. Partizani doli “kampion” këtu dhe na u dha e drejta që të marrim pjesë në Kupën e Kampioneve të Evropës. Shorti na rezervoi përballë skuadrën italiane të Oransodës. Interesimi për këtë ndeshje në takimin e datës 18 dhjetor 1968 ishte maksimal dhe dueli mori një vëmendje evropiane. Në fakt, ne si skuadër e pritëm me kënaqësi pjesëmarrjen, megjithëse, Oransoda ishte skuadër pretendente për titull “kampion” në Evropë dhe rivalizonte me rusët në atë kohë. Vetë përfaqësuesja italiane vinte si kampione e Evropës, pra kishin nivelin më të lartë të basketbollit në kontinent. Në fillim u stepëm, por më pas nisëm një përgatitje të fuqishme dymujore. Ministria e Mbrojtjes na përgatiti të gjitha kushtet, më të mirat që mund të bëheshin në atë kohë. Unë ju siguroj që në ato dy muaj ne nuk mendonim asgjë tjetër veçse për ndeshjen, gjithë qenia jonë ishte e lidhur me basketbollin. Bëmë një punë përgatitore kolosale që as nuk mund të mendohet sot.

 

– A kishit ju informacion për ekipin kundërshtar? A ju ndihmuan organet e shtetit në atë kohë për gjendjen e ekipit kundërshtar, lojën, lojtarët dhe potencën e tyre?

– Në fillim nuk kishim kurrfarë informacioni rreth tyre. Por ne u interesuam dhe mësuam që ata kishin në gjirin e tyre edhe lojtarë të huaj. Trajneri i tyre ishte Borisllav Stankoviç, ndër specialistët më të mirë. Ata na dërguan, por asgjë rreth cilësisë së lojtarëve. Mund të them që nuk kishim asnjë të dhënë për ta, e as ata nuk kishin asnjë të dhënë për ne.

 

vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh