Basketboll / Greva: Partizani-Oransoda, 26 gazetarë të huaj në Tiranë! (II)

Share Button

AlbanianSport.com 24/12/2018 21:10

ASNN – Rrallë ndeshje sportive kanë mundur të marrin atë vëmendje të madhe e të pakrahasueshme ndër vite, si ajo që Partizani në basketboll për meshkuj zhvilloi më 18 dhjetor 1968, përballë njërës prej skuadrave më të forta të kohës, njëherësh kampione e Italisë, Oransoda (njohur kështu prej sponsorëve, kurse sot njihet edhe si Palakanestro Kantu, bazuar në një distrikt të Lombardisë).

Ndeshje që la mbresa tek sportdashësit dhe hyri në panteonin e sukseseve ndërkombëtare të basketbollit shqiptar, një sukses që më shumë se rezultati, i cili përfundoi në barazim 73-73, ishte një fitore e klubit të kuq në aspektin e imazhit, një fitore dhe për shtetin e kohës që organizonte si pritës ndeshjen, e në të njëjtën kohë, ishte një nisje e mirë.

Sepse për herë të parë një skuadër shqiptare e basketbollit merrte pjesë në Kupën e Kampioneve të Evropës. Duke folur për emocionet e asaj dite dhe rëndësinë e ndeshjes, trajneri i Partizanit në ato vite, njëherësh trajneri historik i basketbollit shqiptar, Astrit Greva, në intervistën e dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, sjell për lexuesit momente interesante nga ndeshja, ekipi kundërshtar, grumbullimi i skuadrës etj.

Kur kanë kaluar 50 vjet nga ajo ndeshje, që konsiderohet nga disa edhe si “ndeshja e shekullit” për basketbollin tonë në arenën ndërkombëtare, ende dhe sot, ne nuk kemi një nivel të tillë përfaqësimi. Rinia shqiptare, klubet trajnerët dhe politikbërësit e sportit, kanë një “fanar” ku duhet të shikojnë për sukses dhe Partizani i atyre viteve ishte një i tillë. Këtë intervistë AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

– Para se të luhej ndeshja, si pritej në opinion ky takim? Pse bëri kaq shumë bujë jashtë vendit?

– Nuk e di si rrodhën ngjarjet, por u poqën kushtet për një përballje të madhe. Pritej me interes të madh kjo ndeshje dhe këtë dozë interesi e shtuan gazetarët dhe fotoreporterët. Ishin 26 gazetarë të huaj që e ndoqën takimin, një rast i rrallë.

 

– Pse gjithë ky interesim?

– Jo vetëm se Partizani ishte kampion i Shqipërisë dhe luanin ndaj një kundërshtari që nuk e njihnin, por për këta gazetarë të udhëtojë në Shqipërinë e asaj kohe ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne ishim vend i mbyllur dhe shumë prej tyre, më shumë sesa ndeshja, kishin kureshtje për vendin në tërësi.

 

– Si ka qenë organizimi?

– Organizimi nga ana jonë ka qenë shumë i mirë, për fat atë ditë nuk ishte shumë ftohtë. Kaldaja funksionoi të paktën në disa pozicione, por nuk kishte fare nevojë për kaldaja, pasi atmosfera ishte e tillë që shkaktonte temperatura të larta. Unë kam qenë prezent në shumë ndeshje dhe kam parë shumë ndeshje brenda e jashtë vendit, por atë ngjarje nuk e largoj nga mendja. Pallati i sportit ishte tejmbushur, kishte mbi 3500 vetë vetëm brenda, shumë mbi kapacitetin e tij normal, por atmosferën e ndizte masa e tifozëve që ishin jashtë, pothuajse 3-4 mijë të tjerë. U krijua kështu një atmosferë e paparë, ndeshja ishte elektrizuese, me shumë rivalitet, tepër e fortë. Dhe barazimi 73-73 që bëmë në këtë ndeshje ishte një rezultat shumë i mirë për ne, sidomos kur mendon se përballë kishim kampionen e Italisë.

 

– Pati dhe një banket për nder të miqve….

– Po u shtrua një banket në Hotel “Dajti”. Të dy palët ishim të kënaqur, edhe përfaqësuesit e FIBA-s dhe ishin personalitete të rëndësishme të Federatës Evropiane dhe të basketbollit evropian. Madje kujtoj që njërit prej tyre i kishte bërë përshtypje forca jonë dhe u mrekullua nga ndeshja aq sa tha: “Basketbolli modern u luajtka edhe në Shqipëri”. Nuk ishim në kushte të barabarta, sepse ata kishin 7-8 lojtarë mbi 2 metër. Kurse ne nuk kishim asnjë që të kapte 2 metrat. Më i gjati ishte Nikolin Pali 1.85, Kasmi 1.91 e kështu me radhë.

 

– Si i përballuat, sepse ata nuk ishin vetëm të gjatë, por ishin një nga ekipet më të forta të kontinentit?

– Ne ata i përballuam vetëm me lëvizje. Kemi përdorur skema efikase tekniko-taktike. Unë mund të them se niveli i tyre ishte shumë i lartë, por ka qenë shpirti ynë i sakrificës në atë ndeshje, shpirti i lojtarëve dhe lëvizjet e shpejta që bënë që të realizojmë një ndeshje që do të mbahet mend. Të gjitha rrethanat u krijuan për të qenë një ndeshje e nivelit më të lartë. Morëm përgëzime nga të gjithë dhe në fund edhe darka ishte e merituar.

 

Vijon nesër… 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh