Basketboll / Greva: Ka talente, por nuk ka stërvitje, të huajt, problem

Share Button

AlbanianSport.com 26/12/2018 22:40

ASNN – Ka kaluar një jetë me Partizanin, me shumë suksese, por edhe me ekipe të tjera më vonë, si të basketbollit të meshkujve, ashtu edhe atë të femrave. Dhe Astrit Greva patjetër bëhet nostalgjik në këtë 50-vjetor të përballjes historike të Partizanit me Oransodën. Natyrshëm ka shumë gjëra që, sipas tij, e bënte të veçantë Partizanin e basketbollit të atyre viteve.

“Do të duket sikur lavdërohem, por është fakt i pamohueshëm që në atë kohë punohej fort, – thotë Greva. – Edhe sot ka talente, madje shumë më tepër, ka të rinj shtatlartë e cilësorë, por mungon puna që bënim ne. Sot punojnë 2 orë në ditë, ne punonim 5 orë në ditë. Jo vetëm kaq, stërvitjet nuk bëheshin sa për statistikë, por me seriozitet maksimal.”

“Nuk ka qenë vetëm Partizani në basketboll, por edhe Dinamo e volejbollit të femrave që shkoi deri në 4-shen e Evropës, – vijoi 82-vjeçari. – Unë kujtoj këtu dhe një rast, kur lojtari ka ardhur në ndeshje dhe pas ndeshjes ka shkuar në ceremoninë martesore, deri këtu ka qenë përkushtimi ynë. Sot kushtet janë ku e ku më të mira, por nuk punohet në ato nivele përgatitore. Mungon disiplina, serioziteti dhe sakrifica.”

Madje atij i vjen keq vetëm për basketbollin e femrave, që ka rënë në një gjendje të mjerueshme. “Jemi më keq se në periudhën kur vajzat ishin ende me kilota, – këmbëngul trajneri veteran. – Ndërsa për djemtë situata ndryshon. Ka talente, ka plot të rinj të shkëlqyer, rivalizojmë dhe në përgjithësi situata është e mirë. Edhe puna e federatës tek djemtë ndihet, sidomos me pjesëmarrjet e moshave në veprimtaritë ndërkombëtare, një punë e madhe dhe pozitive që duhet të vazhdojë.”

“Por problem janë lojtarët e huaj, ka shumë dhe kjo krijon shqetësim për të rinjtë vendas që nuk gjejnë hapësirë. Lojtarët e huaj sjellin përvojë, kanë cilësi dhe rrisin nivelin, por shkaktojnë dëm për basketbollin vendas. Por kam shpresë që ekipi kombëtar do të jetë i fortë në vitet në vazhdim. E them këtë sepse kemi goxha talente”, – ka përfunduar Greva.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh