Gjergj Vyshka 21.12.2016 15:15
Në ndeshjen e prapambetur të javës së dytë të grupit A të Ligës Ballkanike të Basketbollit për meshkuj, ku Teodo e Malit të Zi ka mundur mbrëmë SIGAL Prishtinën ka gjykuar ndërkombëtari Ervin Koçi.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë, ndërsa i parë ishte boshnjaku Dragan Kralj dhe i tretë një tjetër boshnjak Mila Kavara, kurse vëzhgues boshnjaku Jadran Lasetoviç.
Për Koçin është ndeshja e gjashtë në ligën ballkanike, ndërsa më parë ka gjykuar duelet Teodo-Kozhuv 85-79, Sutjeska-MKK Feni Industries 79-71, Teodo-Kumanovo 2009 65-73, Sutjeska-Karposh Sokoli 85-81 dhe Trepça-MKK Feni Industries 70-45.
Që do të thotë 3 herë Teodon, dy herë Sutjeskën, dy herë MKK Feni Industries dhe nga një herë Kumanovo 2009, Karposh Sokolin, Trepçën e Mitrovicës dhe SIGAL Prishtinën.