Gjergj Vyshka 18.06.2016 10:25
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, ka gjykuar dje në Nantë të Francës ndeshjen e tij të katërt në turneu preolimpik për femra.
Jo vetëm kaq, por ka qenë edhe gjyqtar i parë, pikërisht në ndeshjen mes Turqisë e Kubës, fituar nga turket me shifrat 71-45 (16-12, 26-12, 14-16, 15-5). Ndihmës të tij kanë qenë indiani Snehal Bendke dhe polaku Tomaz Travicki.
Deri më tani, “bilbili” shqiptar ka gjykuar në takimet Venezuelë-Kinë, Francë-Zelandë e Re, Spanjë-Venezuelë dhe tanimë, Turqi-Kubë. Që do të thotë se mbetet ndër më të vlerësuarit e turneut.