Gjergj Vyshka 07.09.2015 17:05
Ndërkombëtari shqiptar Gentian Cici dje ka qenë arbitër i dytë në ndeshjen e grupit C, Slloveni-Gjeorgji 79-68 (17-13, 24-13, 24-22, 14-20).
Për Cicin është hera e dytë që gjykon Gjeorgjinë në këtë Evropian dhe hera e parë për Slloveninë.
Ndërkohë dje ai ka qenë së bashku me portugezin Serxhio Silva dhe finlandezin Petri Mantila.