AlbanianSport.com 16.10.2015 18:55
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, që para pak javësh ishte dhe në finalet e Kampionatit Evropian, ka nisur tashmë sezonin në Kupat e Evropës.
Ai ka qenë në ndeshjen Union Olimpia Lubjana-Dolomiti Energia Trento, e vlefshme për grupin A të “Euro Cup”.
Kjo ndeshje, e cila thuajse ka shkuar pikë më pikë, është fituar nga sllovenët 98-97, ndërsa takimi është luajtur në prani të 2200 shikuesve.
22-26 pjesa e parë për italianët, 26-26 pjesa e dytë, 25-19 për sllovenët, 25-26 për italianët dhe në përfundim 98-97 për Union Olimpija Lubjana.
Cici ka qenë gjyqtar i tretë, ndërsa i parë ishte spanjolli Oskar Perez dhe i dytë boshnjaku Petar Obradoviç.