Gjergj Vyshka 17.03.2016 10:40
Për herë të parë, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve të 30 marsit 2016, bëhen të ditur emrat e të mandatuarve, kandidatëve për president dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues. E kjo ndodh si rrallëherë. Transparenca pushton Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Basketbollit, e cila siç është bërë e ditur më parë do të zhvillohet në fund të marsit në Korçë.
Si rrallëherë Komisioni i verifikimit të mandateve, por dhe Federata Shqiptare e Basketbollit, bën të ditur jo vetëm për të interesuarit për këtë Asamble, por dhe për mediet listën e atyre që do të votojnë, emrat e kandidatëve për president, ndonëse ato janë mësuar nga shtypi ende pa u zbardhur vendimi i këtij komisioni, apo dhe lista e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Drejtues.
Në fakt janë gjithsej 51 delegat të 23 shoqatave anëtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Bie në sy që numrin më të madh e ka Flamurtari me katër delegatë, sepse nuk ka një ndarje më vete basketboll meshkuj e femra, por funksionon si një shoqatë e vetme. Jo vetëm kaq, por me tre delegatë janë dhe Valbona Basket, që në fakt në kampionat përfaqësohet me Kamza Basket, apo dhe Vllaznia e Skënderbeu.
Interesante në këtë listë të delegatëve është se do të votojnë dhe ata që janë kandidatë për anëtarë të Komitetit Drejtues, të tillë si Korab Llazani, delegat i Valbona Basket, Ilir Taflaj delegat i Vllaznisë, Edmond Biçoku delegat i Elbasanit, Vasil Shaka delegat i Virtus Tiranës, Gavrosh Kavaja i QMB Tiranës, Pirro Tanku i Tirana Eagles Basket, Petraq Stefa i Perla Basket, Artan Kuqo i Sonia Basket, Edera Alibegaj i K.B.T.F, Juel Jarani i Ardhmëria Basket.
Dhe në fakt janë 19 kandidat për Komitetin Drejtues për shtatë vende, një presidenti dhe gjashtë anëtarë të tjerë. Do të ishte fare normale që këta shoqata të kishin të tjerë delegat dhe të votonin për të propozuarit e tyre si anëtar të Komitetit Drejtues. Mirëpo duke ecur me logjikën që edhe në parlamentin shqiptar voton dhe presidenti, apo dhe kryeministri, e kanë pranuar këtë mënyrë të delegatëve, ndërsa sipas Komisionit të Verifikimit të Mandateve me kryetar Virgjil Karaja.
Ky Komision ka ripërsëritur se afati i fushatës zgjedhore do të jetë 28 marsi deri në orën 00:00 dhe 29 marsi do të jetë heshtje zgjedhore. Ajo që duhet përshëndetur është fakti se tashmë basketbolli është bërë më transparent çka duhet të marrin shembull të gjitha federatat sportive, që në këtë vit olimpik do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Dhe ky duhet të jetë formati për një mirëfunksionim të Federatave dhe sportit në përgjithësi.
Federata Shqiptare e Basketbollit
Shoqatat pjesëmarrëse në
Asamblenë Zgjedhore
dhe të mandatuarit:
Shoqata Alfa Basket Gëzim Hoxha
Shoqata Partizani Basket Shkëlqim Muça dhe Elton Stafa
Shoqata Valbona Basket Adem Muhametaj, Korab Llazani, Gledis Muhametaj
Shoqata Lushnja Daniel Këmbora
Shoqata Tirana Femra Roland Avrami
Shoqata e Gjyqtarëve Gentian Cici
Shoqata Vllaznia Sokol Dibra, Bledar Gjeçaj, Ilir Taflaj
Shoqata Skënderbeu Juxhin Çili, Ilir Nika, Ilir Duci
Shoqata Studenti Fiorentina Mitku, Emine Celirama
Shoqata Elbasani Femra Elvira Xhyra, Alqi Çabiri
Shoqata Elbasani Meshkuj Ferdinand Hodo, Edmond Biçoku
Shoqata Teuta Arqilea Gorea, Sotiraq Mëngjezi
Shoqata Flamurtari Viron Toska, Dorian Toska, Vladimir Birçaj, Sejmen Gjokoli
Shoqata Apolonia Odise Profka
Shoqata Superior Basket Ledina Koçi, Redi Shqevi
Shoqata Virtus Tirana Vasil Shaka
Shoqata Marsi Basket Spiro Koleka
Shoqata Përmeti Et’hem Kaso
QMB Tirana Gavrosh Kavaja
Shoqata Tirana Eagles Basket Pirro Tanku, Sokol Avxhiu
Shoqata Pro-Basket Invaders Shkëlzen Llazani
Shoqata B-B Saranda Pajtim Seferi
Shoqata Perla Basket Petraq Stefa
Shoqata Sonia Basket Artan Kuqo
Shoqata Vlora Basket Valbona Sako
Shoqata Dhimitraq Goga Perikli Goga, Ylli Ballanca
Shoqata K.B.T.M Arben Petto, Fatmir Beqiri
Shoqata K.B.T.F Edera Alibegaj, Mirza Alibegaj
Shoqata Ardhmëria Basket Afrim Bilali, Juel Jarani
Shoqata Streetball Albania Fation Mati
Shoqata Galaktikët Ram Uruçi
Kandidatët për president i FSHB-së:
Arben Fagu
Avni Ponari
Kandidatët për anëtarë të Komitetit Drejtues:
Aleksandër Damo
Artan Kuqo
Artan Terihati
Besmir Iljazi
Edera Alibegaj
Edmond Biçoku
Dritan Mema
Gavrosh Kavaja
Ilir Taflaj
Juel Jarani
Klodeta Dibra
Korab Llazani
Lorenc Kukaviqi
Petraq Stefa
Pjerin Bushati
Pirro Tanku
Shpëtim Bozdo
Vasil Shaka
Viron Sauli