Gjergj Vyshka 29.11.2016 08:50
Flamurtari-Goga Basket dhe Teuta-Tirana janë finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra e meshkuj, që do të luhen sot pasdite në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Në fakt dhe në letër këto ishin finalet e pritshme dhe të parashikuara. Për femra, nisur dhe nga fitoret e thella të Flamurtarit dhe Gogës, nuk ka pasur asgjë për të shijuar.
Ndonëse trajneri i Goga Basket, Henri Moja, ka pranuar se dy pjesët e para kanë qenë të ekuilibruar dhe më pas ka shpërthyer skuadra që ai drejton, duke e fituar atë bindshëm.
Ndërkohë tek meshkuj Tirana ka fituar pa probleme, sikurse ka bërë dhe Teuta ndaj Ardhmërisë.
Shënueset më të mira të ndeshjeve gjysmëfinale kanë qenë Mema e Studentit 21 pikë, Zykaj, Marjanoviç e Palko të Flamurtarit me 17 pikë, Qypi e Goga Basket 17 pikë, Jankoviç e Tiranës 11 pikë, Hysenagolli i Tiranës 25 pikë, Ndoja i Vllaznisë 19 pikë, Thano i Teutës 12 pikë dhe Gjonaj i Ardhmëria Basket 22 pikë.
Priten finale të forta dhe të ethshme.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Gjysmëfinalet:
(28 nëntor 2016)
Të hënën:
Flamurtari – Studenti 95-55
(17-18, 28-5, 23-7, 27-25)
Goga Basket – Tirana 95-61
(18-15, 27-20, 30-7, 20-19)
Finalja
(29 nëntor 2016)
Të martën:
Goga Basket – Flamurtari ora 16:00
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
(28 nëntor 2016)
Të hënën:
Tirana – Vllaznia 85-69
(23-18, 23-24, 25-16, 14-11)
Teuta – Ardhmëria Basket 63-37
(20-6, 15-22, 13-4, 15-5)
Finalja
(29 nëntor 2016)
Të martën:
Tirana – Teuta ora 18:00