Gjergj Vyshka 19.12.2014 13:45
Një Apoloni spektakolare ka rrëmbyer Kupën në Vlorë. Fieraket rikthehen tek fitimi i kupave pas tre vjetësh mungesë, e marrin për herë të katërt. Ndihmëstrajneri Xheka: “Këtë trofe ia dedikojmë trajnerit tonë Astrit Greva dhe ia çuam në shtëpi.”
Në përfundim të ndeshjes, ndihmëstrajneri i Apolonisë, Vladimir Xheka, do të deklaronte: “Ne si skuadër ia dedikojmë këtë Kupë të Shqipërisë profesorit tonë, Astrit Greva.”
“Në mënyrë të veçantë unë, për të gjithë besimin që kishte tek unë, – ka vijuar ai. – Më dha kurajë për ta udhëhequr ekipin. E më pas ia dedikoj familjes sime për të gjithë mbështetjen që më jep”.
Dhe menjëherë sapo janë kthyer nga Vlora, basketbollistet e Apolonisë, së bashku me trajnerin Xheka, me kupën në dorë kanë shkuar në shtëpinë e teknikut Greva. Sepse motivi dhe gëzimi i tyre ka qenë: “Kjo kupë është e jotja profesor…”
Flamurtari – Apolonia 65-81
(10-21, 14-26, 10-14, 31-20)
Flamurtari: Myrto (6), Hasanaj (4), Plasa (21), Qypi (18), Kostallari(7) / Rrapaj, Palko (6), Komti, Meçani (4), Çakiçi. Trajner: V. Toska
Apolonia: Xhanaj (22), Deshnica (6), Semanjaku (19), Mehmeti (22), Aliaj (7) / Ustalli, Mehmeti, Demiraj (5), Varfi, Baraj. Trajner: V. Xheka
Gjyqtarë: G. Cici, A. Beko (Tiranë), G. Basho (Shkodër)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Gjysmëfinalet
Të mërkurën:
Apolonia – Tirana 81-55
(19-8, 20-16, 18-15, 24-16)
Flamurtari – Kamza Basket 60-41
(16-10, 16-8, 8-13, 20-10)
Finalja
Të enjten:
Flamurtari – Apolonia 65-81
(10-21, 14-26, 10-14, 31-20)