AlbanianSport.com 23/04/2019 23:15
ASNN – Sot u luajtën ndeshjet e radhës gjysmëfinale të “play-off”-it në basketbollin e femrave, ku Shoqata e Klubit të Basketbollit të Femrave të Tiranës, e trajnerit Erdal Borova, mundi në Shkodër Vllazninë me rezultatin e thellë 108-59.
Dhe duke qenë se kishte fituar edhe ndeshjen e parë në kryeqytet, me rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve 2-0 kalon në finale e madhe të “play-off”-it, ku do të presë fituesen e çiftit SHBF Tirana-Flamurtari.
Sa i takon ndeshjes, ajo nuk pati histori, pasi diferencat ishin shumë të mëdha dhe vajzat e skuadrës së Borovës e dominuan atë nga fillimi në fund. Vllaznia nuk e kishte potencialin e mjaftueshëm të rivalizonte.
Dhe pavarsisht përpjekjes që bëri skuadra e trajnerit Bledar Gjeçaj, nuk ia doli të përmbysë Tiranën, e cila me fitoren e sotme në Shkodër siguron praktikisht kalimin në finale dhe pret e qetë rivalen e saj.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Faza e “play-off”-it
Gjysmëfinalet e para:
Shk.K.B.F. Tirana – Vllaznia 88-45
Sh.B.F. Tirana – Flamurtari 81-69
Gjysmëfinalet e dyta:
Vllaznia – Sh.K.B.Tirana 59-108 (0-2)
Flamurtari – Sh.B.Tirana 65-49 (1-1)