AbanianSport.net 25.10.2015 19:15
ASNN – Vllaznia ka mundur Elbasanin në basketboll për femra me rezulatin 63-79 në takimin e zhvilluar në Pallatin e sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit.
Në tërësi, shkodranet e kanë dominuar takimin, pasi kanë i fituar tri pjesët e para. Kështu në të parën fituan 20-21, ndërsa në të dytën 12-17.
Pjesa e tretë ishte shumë më e mirë për mikeshat, të cilat e mbyllën 13-27, duke krijuar një epërsi të thellë.
Ndërsa në pjesën e katërt fituan vendaset 18-14, por që nuk mjaftoi, pasi krejt takimi u mbyll në favor të Vllaznisë 63-79.
ELBASANI – VLLAZNIA 63-79
(20-21, 12-17, 13-27, 18-14)
ELBASANI: Karaj, Rusta, Xhyra, Sylenji, Qosja/Vyshka, Gjata, Zenuni, Selko, Ahmetaj, Shabani Trajnere: E. Xhyra
VLLAZNIA: I. Dashja, Berhani, Mustafa, Basha, Kraja / Çoçja, A. Dashja, Berranija, Karafili, Lisi. Trajner: R. Rasha
GJYQTARË: E. Koçi, G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e katërt
(23-25 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 62-68
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu 89-63
Elbasani – Vllaznia 63-79
Të dielën:
Goga Basket – Kamza Basket ora 11:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 4 4 0 333-208 8
- Tirana 4 3 1 266-249 7
- Vllaznia 4 2 2 265-245 6
- Skënderbeu 4 2 2 280-278 6
- Goga Basket 3 2 1 213-188 5
- Studenti 4 1 3 215-298 5
- Kamza Basket 3 1 2 96-129 4
- Elbasani 4 0 4 162-235 4