AlbanianSport.com 30.10.2016 21:45
ASNN – Elbasani është mundur nga Vllaznia në basketboll për femra në shifrat 73-78. Vajzat nga Shkodra janë treguar më të sakta në lojën e tyre, edhe pse duhet thënë se rivaliteti ishte i madh nga të dyja kampet në fushë.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 20-22, ndërsa në të dytën skuadra e Vllaznisë thelloi më tej diferencën, pasi e mbylli në shifrat 18-26 në favor të saj dhe, në total, shkodranet shkojnë në pushim duke kryesuar 38-48.
Elbasanaset bëjnë rezistencë dhe në pjesën e tretë arrijnë ta mbyllin në barazim 19-19, por Vllaznia është përsëri në epërsi 57-67 Ndonëse vendaset arrijnë të fitojnë të fundit në shifrat 16-11, krejt takimin e fitojnë mikeshat, 73-78.
ELBASANI-VLLAZNIA 73-78
(20-22, 18-26, 19-19, 16-11)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Xhyra, Rusta, Qosja / Sulenji, Gjata, Mata, Vyshka, Ahmetaj, Selko, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
VLLAZNIA: I. Dashja, Mlika, Mustafi, Basha, Kraja / Çoçja, A. Dashja, Berrata, Juka. Trajner: R. Rasha
GJYQTARË: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Goga Basket 57-104
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia 81-57
Skënderbeu – Studenti 48-59
Elbasani – Vllaznia 73-78
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Flamurtari 3 3 0 219-164 6
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Studenti 2 2 0 137-97 4
- Elbasani 3 1 2 215-214 4
- Vllaznia 3 1 2 196-205 4
- Apolonia 3 0 3 176-278 3
- Kamza Basket 3 0 3 152-282 3
- Skënderbeu 2 0 2 102-128 2