Basketbollistet shkodrane, të drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha dhe kolegia e tij Afërdita Rakaj, kanë arritur një fitore sa të merituar dhe të rëndësishme duke mundur me rezultat të thellë ekipin e Studentit 72-40.
E merituar duhet thënë se që nga minuta e parë dhe deri në mbyllje të të gjithë takimit basketbollistet shkodrane kanë qenë dominuese në fushën e lojës, çka e tregojnë më së miri edhe vetë shifrat e pjesëve të lojës.
12-8 në të parën, 23-11 në të dytën, 18-15 në të trete dhe 19-16 në të katërtën. Ndërkohë e rëndësishme konsiderohet kjo fitore pasi pikët e saj ndikojnë patjetër në realizimin e atij objektivi që Vllaznia ka në vetvete për të qenë në një nga katër vendet e para të tabelës së renditjes.
Vllaznia – Studenti 72-40
(12-8, 23-11, 18-15, 19-16)
Vllaznia: Dashja, Çoçja, Berranija, Mustafa, Basha / Berhani, Kraja, A. Dashja, Karajfili. Trajner: R. Rasha
Studenti: Lalaj, Shima, Metani, Halili, Naçollari / Baraj, Vani, Jani, Kica. Trajner: F. Mitku
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), G. Cici (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 9-të
(3-5 dhjetor 2015)
Të enjten:
Kamza Basket – Tirana 51-62
Të shtunën:
Flamurtari – Goga Basket 67-62
Vllaznia – Studenti 72-40
Skënderbeu – Elbasani 85-52
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 8 8 0 622-467 16
- Goga Basket 8 6 2 572-488 14
- Tirana 8 6 2 574-519 14
- Vllaznia 8 4 4 532-508 12
- Skënderbeu 8 4 4 563-553 12
- Studenti 8 3 5 451-558 11
- Kamza Basket 8 1 7 373-450 9
- Elbasani 8 0 8 401-548 8