ASNN – Vllaznia në basketboll për femra ka arritur të kalojë me sukses kundërshtarin e kësaj jave, Apoloninë, që vijon të jetë në vendin e parafundit në renditje. Në pjesën e parë në fushë ka pasur një farë rivaliteti për të cilën flasin edhe shifrat 13-12 për Vllazninë.
Por, më pas, duke fituar në pjesën e dytë me shifrat të thella, 24-11, Vllaznia e mbyll në epërsi gjysmën e parë 37-23. Epërsia e basketbollisteve kuqeblu vazhdon edhe në pjesën e tretë, e cila mbyllet me shifrat 25-14 për Vllazninë.
Me uljen disi të ritmit në 10 minutat e pjesës së fundit, mikeshat nga Fieri përfitojnë të shkurtojnë disi diferencën, duke e fituar këtë pjesë 15-19. Por, në përfundim, shifrat janë 77-56 për Vllazninë.
Vllaznia – Apolonia 77-56
(13-12, 24-11, 25-14, 15-19)
Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, Basha, I. Dashja, Berrania / Kraja, Çoçja, Mlika. Trajner: R. Rasha
Apolonia: Veliaj, Kica, Demiraj, Hysa, Kajaj / Tahiraj. Trajner: H. Çuko
Gjyqtarë: G. Cici, E. Koçi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Tirana – Skënderbeu 81-59
Goga Basket – Studenti 95-59
Kamza Basket – Flamurtari 90-143
Të shtunën:
Vllaznia – Apolonia 77-56
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 13 7 6 884-839 20
- Studenti 12 6 6 792-785 18
- Elbasani 12 4 8 859-879 16
- Skënderbeu 13 1 12 788-1111 14
- Apolonia 12 1 11 732-1034 13
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13