Gjergj Vyshka 23.10.2016 20:25
Tirana në basketboll për femra në javën e dytë të kampionatit ka shkërmoqur Kamza Basket. Një skuadër e re, me lojtare me pak përvojë, por që perspektivën e kanë të mbarë, sepse u duhet më shumë për t’u rritur. Që do të thotë se edhe duke qenë të vogla do të rriten edhe duke humbur, por që në një të ardhme do të jenë një skuadër që do ta thotë mirë dhe fort fjalën e vet në kampionatin shqiptar. Nuk duhet harruar që Kamza Basket nuk ka më në gjirin e saj as kapitenen Vata, as Ymerin, Matkën, Sokolin, Ymerin, Sinanin, Hoxhën, Merdanin e Kuçin.
E të vetmet që kanë mbetur nga ekipi i vjetshëm ishin Bakalli, Bezati e Oruçi. Parë kështu, Tirana, tashmë nën drejtimin e Roland Avramit, që i ka drejtuar femrat e Kamza Basket, nuk ka aktivizuar titullaret e saj më të mira. Kështu Eliverta e Gera Bujari, Adelajda Aliaj, Rezarta Hoxhaj, Fabiola Përmeti, po pse jo dhe Bruna Komti (Hyka) e kanë pasur një ditë pushimi përballjen me Kamza Basket. Fjala ka qenë për të reja, atje ku fare pak ka luajtur dhe Ebi Dishnica. Diferencat kanë qenë të mëdha që në pjesën e parë, kur Tirana ka fituar 40-4.
E më pas dhe për të mos pasur një shifër stratosferike, diku duke ecur koha e diku edhe duke shtuar ndonjë gjë nga “xhepi”, Kamza Basket arrin të mundet në pjesën e dytë 18-12 dhe në total 58-16. Më pas 24-21 pjesa e tretë e totali 82-37 për Tiranën. 18-9 e fundit dhe në përfundim 100-46 për Tiranën, që kështu ka shënuar fitoren e dytë përballë një kundërshtari që ende nuk po e thotë fjalën në kampionat, ashtu sikurse ka bërë dhe sezonet e kaluara. Por është e sigurt se Kamza Basket shumë shpejt do të vijë si e tillë, pavarësisht dy humbjeve.
Ndërkohë Tirana me dy fitore dhe me një skuadër të plotë duket se do të pretendent real për titull kampion.
Tirana – Kamza Basket 100-46
(40-4, 18-12, 24-21, 18-9)
Tirana: Malesia (11), Gjoni (5), Dishnica (12), Konini (10), Jaçe (10) / Këlleci (11), E. Aliaj (6), Ahmataj (13), Beleshi (13), Nelaj (9). Trajner: R. Avrami
Kamza Basket: Bakalli (12), Bezati (8), Nurçellari, Oruçi (12), Sula (6) / Gjura (8), Peça, Prenki, Çoka. Trajner: M. Kristo
Gjyqtarë: H. Bali, E. Gjoni (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(22 tetor 2016)
Tirana – Kamza Basket 100-46
Flamurtari – Skënderbeu 69-54
Apolonia – Elbasani 67-89
Vllaznia – Goga Basket 60-73
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 2 2 0 181-112 4
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Flamurtari 2 2 0 138-107 4
- Elbasani 2 1 1 142-136 3
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Vllaznia 2 0 2 118-132 2
- Apolonia 2 0 2 119-197 2
- Kamza Basket 2 0 2 95-178 2
- Skënderbeu 1 0 1 54-69 1