Gjergj Vyshka 05.05.2016 07:05
Tirana në basketboll për femra është rikthyer tek trofetë e munguar, ndërsa dje pasdite është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë. Një trofe që bardhebluve i mungonte prej trembëdhjetë vjetësh, ndërsa për Tiranën e trajnerit Erdal Borova, edhe duke mundur Flamurtarin në finale, një skuadër që sivjet i ka mundur bardheblutë dorë për dorë, kjo Superkupë do të jetë shtysë tashmë për të kërkuar titullin “kampion”. Sepse “play-off”-i është në prag.
Por që të ndodhë një gjë e tillë, Tirana duhet të kalojë një pengesë të madhe siç është Goga Basket në gjysmëfinale. Një kundërshtar që të gjithë në kampin tiranas e dinë që është i vështirë, por me shpresën se Superkupa do t’u japi një moral më shumë atëherë të gjithë besojnë se do të shkojnë deri tek trofeu i munguar i kampionit. Që nga 2012-ta kur pat fituar Kupën e Shqipërisë ndaj Flamurtarit. E të njëjtën gjë bën dhe tani me Superkupën e Shqipërisë.
Më pas ka shpërthyer festën e Tiranës, e cila në fakt ka më shumë se katër vjet që pret një trofe. Superkupën e Shqipërisë si trofe kapitenes së Tiranës, Eliverta Bujari, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, që ka qenë i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë Ilir Taflaj dhe Edera Alibegaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Korab Llazani. Një Superkupë me shumë emocione.
Superkupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
“Libri i Artë”
1999 Skënderbeu
2000 Skënderbeu
2001 Flamurtari
2002 Luftëtari
2003 Tirana
2004 Luftëtari
2005 Flamurtari
2006 Flamurtari
2007 Flamurtari
2008 Flamurtari
2009 Flamurtari
2010 Flamurtari
2011 Flamurtari
2012 Flamurtari
2013 Apolonia
2014 Flamurtari
2015 Flamurtari
2016 Tirana