Gjergj Vyshka 11.10.2015 19:10
Tirana në basketboll për femra është rikthyer te sukseset në javën e dytë të kampionatit, teksa dje në mesditë, në Sallën Sportive “Farie Hoti”, ka mundur Kamza Basketin me shifrat 62-46.
Në fakt ka qenë një fillim befasues për kamzalijet, të cilat e kanë fituar pjesën e parë, 20-14. Rikthim i shpejtë dhe me përmbysje e bardhebluve, të cilat pasi kanë fituar pjesën e dytë 14-3, në pushim kanë shkuar me epërsinë 28-23.
Mirëpo Kamza Basket nuk dorëzohet. E ka fituar pjesën e tretë 17-18 dhe Tirana ndjehet e rrezikuar, teksa kryesonte vetëm 45-41. Dhe një “sulm” tjetër i bardhebluve, të cilat me pjesën e katërt fituar 17-5 i kanë vënë vulën suksesit të ndeshjes, 62-46.
Tirana – Kamza Basket 62-46
(14-20, 14-3, 17-18, 17-5)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 55-50
Të shtunën:
Tirana – Kamza Basket 62-46
Goga Basket – Flamurtari 47-71
Elbasani – Skënderbeu 52-75
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 2 2 0 152-94 4
- Skënderbeu 2 2 0 147-111 4
- Goga Basket 2 1 1 135-118 3
- Vllaznia 2 1 1 117-105 3
- Tirana 2 1 1 121-118 3
- Studenti 2 1 1 102-138 3
- Kamza Basket 2 0 2 96-129 2
- Elbasani 2 0 2 99-156 2