Gjergj Vyshka 04.12.2014 09:35
Në ndeshjen e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, Mitku e Studentit, edhe duke besuar tek formacionet fituese të ndeshjeve të fundit nuk e ka ndërruar pesëshen e saj përballë vajzave të Tiranës. Mirëpo as Metani e as Mema, pavarësisht se kjo e fundit ka qenë edhe pikëshënuesja më e mirë e Studentit, nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë.
Edhe për atë se Tirana me Eliverta e Gera Bujarin në fushë, më tej Zykajn dhe Hoxhën, apo dhe Gjonin nuk ka lënë hapësira veprimi. Në momente që Tirana shtrëngohej diferencat e pikëve bëheshin shpejt të mëdha. Ndaj dhe në përfundim të dy pjesëve të parë, bardheblutë kanë qenë në epërsi prej 19 pikësh, 47-28. Parë kështu, Mitku vendos të aktivizoj të rejat, të cilat kanë pasur në fushë përvojën e Toçes dhe Halilit.
Por gjërat nuk ndryshojnë, ndërsa në fund të pjesës së tretë, Tirana është në epërsi 78-48, që do të thotë me 30 pikë. Dhe duke llogaritur ndeshjet e fundjavës në kampionat, Borova ul titullaret në stol dhe aktivizon të rejat. Por gjërat përkeqësohen për Studentin. 32-3 është pjesa e katërt, e cila nuk ka nevojë për shumë koment, ndërsa në fund fiton Tirana 105-43.
Tirana – Studenti 105-43
(25-17, 22-11, 31-12, 32-3)
Tirana: G.Bujari (8), Hoxha (22), E.Bujari (18), Zykaj (13), Konini (8) / Nela (2), Huta (5), Gjoni (11), Nelaj (8), Aliaj (9), Liçi (1), Mersinaj. Trajner: E. Borova
Studenti: Lalaj (2), Metani (2), Mema (14), Shima (3), Naçollari (6) / Halili (2), Jani (4), Dragoni (4), Baraj (4), Bejleri, Toçe (2), Vani. Trajnere: F. Mitku
Gjyqtarë: E. Allaraj (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Flamurtari – Elbasani 79-74
Apolonia – Skënderbeu 76-45
Kamza Basket – Vllaznia 54-51
3 dhjetor:
Tirana – Studenti 105-43