Gjergj Vyshka 04.02.2017 11:15
Për shkak të riorganizimit të sekretarisë së ndeshjes, takimi me Vllazninë ka nisur me 20 minuta vonesë. Problemi është evidentuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës. Tirana në basketboll për femra ka shënuar fitoren e 9-të radhazi, por përsëri e ka “bërë baltë” me tavolinë. Kështu pra, për shkak të riorganizimit të sekretarisë së ndeshjes, që praktikisht duhet të jetë me njerëz të licencuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, ndeshja ka nisur me 20 minuta vonesë.
Sigurisht në mungesë të tyre, ashtu sikurse ka ndodhur dhe më 21 dhjetor në ndeshjen Tirana-Apolonia 81-60, gjithçka ka ardhur nga radhët e kampit bardheblu. Që do të thotë se mbajtëse e protokollit është ulur përsëri ndihmëstrajnerja Mirza Alibegaj, mbajtësi i tabelës, lojtari i Kamza Basket, Nazareno Koko, kurse tek 24-sekondëshi ish-basketbollisti i Teutës, Klevis Isaku. Të gjithë personazhe që i njohin shumica e sportdashësve, që ishin të pranishëm në sallën sportive “Farie Hoti”.
Madje gjithçka është evidentuar dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, që ka qëndruar në sallë për shumicën e kohës së zhvillimit të ndeshjes. Madje Llazani për “Sport Ekspres” ka bërë të ditur se një defekt të tillë ia ka bërë të ditur dhe shefit të klubit të shumësportëshit “Tirana”, Pirro Koleka, që ka treguar se shumë shpejt do të bëjë autokritikë dhe në ndeshjet e ardhshme të bardhebluve gjithçka do të jetë brenda rregullores.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 70-50
Të shtunën:
Tirana – Vllaznia 73-53
Flamurtari – Elbasani 86-68
Apolonia – Goga Basket 37-107
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 9 9 0 674-525 18
- Goga Basket 9 8 1 775-494 17
- Flamurtari 9 7 2 694-589 16
- Vllaznia 9 5 4 598-544 14
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 9 2 7 628-693 11
- Apolonia 9 1 8 522-746 10
- Kamza Basket 9 0 9 464-765 9