Basketboll – Femra / Tirana e tij fiton, por trajneri Borova “qan” dëmtimet

Share Button

AlbanianSport.com 24/11/2018 16:15

ASNN – Skuadra e basketbollit të femrave, SH.K.B.F.Tirana, mundi të premten në derbi Studentin me rezultatin e thellë 90-56, në takimin që ngriti siparin e javës së 7-të. Ishte një fitore e merituar për skuadrën e trajnerit Erdal Borova, e cila në 7 ndeshje të luajtura ka siguruar po aq fitore, duke qenë e papërmbajtshme dhe me meritë në krye të renditjes në grupin A, me 14 pikë të plota.

Por fitorja me Studentin nuk ka kaluar pa pasoja, sepse dy lojtare të formacionit janë dëmtuar dhe u detyruan të lënë ndeshjen, duke i shkaktuar trajnerit Borova një stres në këtë periudhë. Korçarja Xhensila Toska ka dëmtuar gjurin dhe të hënën do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, pasi dyshohet për dëmtim të ligamenteve të gjurit. Ndërkaq, edhe Baraj ka dëmtuar kaviljen.

Vetë trajneri tha pas ndeshjes se e kishin vlerësuar maksimalisht takimin, pavarësisht emrit të kundërshtarit, por kapacitetet fizike të grupit nuk ishin në nivelin maksimal. Kjo edhe për shkak të lodhjes së disa basketbollisteve që ishin të angazhuara me skuadrën kombëtare. Duke folur për mediat pas ndeshjes, Borova analizoi dhe më tej ecurinë e grupit dhe rolin që do të kenë mungesat në vijim.

“Morëm fitoren e radhës, – tha trajneri bardheblu, – por skuadra nuk ishte në nivelin e vet më të mirë për shkak se katër lojtare vinin direkt në këtë ndeshje pas angazhimeve me skuadrën kombëtare. Fatkeqësisht, në këtë ndeshje me Studentin na u dëmtuan edhe dy lojtare të reja të skuadrës tonë dhe ky është një problem i madh për ne, pasi nuk kemi shumë vajza cilësore në dispozicion.”

“Sidoqoftë, ne nuk e vumë për asnjë çast në diskutim fitoren në këtë ndeshje dhe e merituam suksesin”, – shtoi Borova, i cili, në fund, ka një mendim edhe për rivalitetin midis skuadrave kryesore dhe pretendentët për titull. Natyrisht, ai është i vetëdijshëm se skuadra e tij është favorite kryesore për atë që ka treguar deri tani. “Rivale për skuadrën tonë shikoj Flamurtarin”, – tha ai.

“Kjo skuadër, edhe pse nuk e nisi mirë sezonin, ka potencë në rritje. Por rivale është dhe Tirana tjetër (SH.B.F. Tirana), të cilën, sidoqoftë, e kemi mundur deri tani”, – përfundoi trajneri i SH.K.B.F. Tirana, Erdal Borova.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh