Gjergj Vyshka 15.10.2016 20:25
Studenti në basketboll për femra e ka nisur mbarë sezonin, teksa dje në sallën sportive të Bathores ia ka dalë të sigurojë një fitore të thellë përballë vendaseve të Kamza Basketit, me plot 29 pikë diferencë.
Është shkëputur që në pjesën e parë, që është fituar skuadra e Fiorentina Mitkut me shifrat 13-21. Kamzalijet, me udhëzimet e trajnerit Maksim Kristo, arrijnë të korrigjojnë diçka në lojë. Fitojnë pjesën e dytë dhe kanë ngushtuar në 30-37.
Por Studenti është i vendosur në të tretën, teksa ka fituar 31-10 dhe ka thelluar në 68-40. E fundit është përsëri për Studentin, 9-10, dhe në përfundim 78-49, kurse Kamza Basket vijon të mos bëjë përpara tek femrat.
Kamza Basket – Studenti 49-78
(13-21, 17-16, 10-31, 9-10)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e parë:
(14-15 tetor 2016)
Të premten:
Elbasani – Flamurtari 53-69
Kamza Basket – Studenti 49-78
Të shtunën:
Goga Basket – Apolonia ora 12:00
Vllaznia – Tirana ora 16:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Flamurtari 1 1 0 69-53 2
- Elbasani 1 0 1 53-69 1
- Kamza Basket 1 0 1 49-78 1
- Apolonia 0 0 0 0-0 0
- Goga Basket 0 0 0 0-0 0
- Skënderbeu 0 0 0 0-0 0
- Tirana 0 0 0 0-0 0
- Vllaznia 0 0 0 0-0 0