AlbanianSport.com 21.02.2016 14:35
Mbrëmë, Stavri Bello, ka qenë vëzhguesi i Federatës Evropiane të Basketbollit për ndeshjen e grupit H të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017, mes Rumanisë e Turqisë.
Ndeshje të cilën, në prani të 6817 shikuesve, e ka fituar Turqia me dhjetë pikë diferencë 45-56 (12-19. 16-10, 12-15, 5-12). E Bello ka qenë vëzhgues për malazezin Ognjen Jokiç, gjeorgjianin Maka Kupatadze dhe ukrainasin Mikola Ambrozov.
Kësisoj pas 4 ndeshjesh në Ligën Ballkanike, një në “FIBA Europe Cup” për meshkuj, një në Euro Kup për femra, kjo e eliminatoreve evropiane të femra rrit jo vetëm numrin e ndeshjeve ndërkombëtare, por dhe standardet e të vetmit vëzhgues shqiptar të basketbollit, Stavri Bello.
Një emër të cilit prej vitesh i besojnë ndërkombëtarët në mbarëvajtjen e ndeshjeve të tyre.