Gjergj Vyshka 08.12.2016 17:05
Euroliga për femra në basketboll dje ka qenë edhe për vëzhguesin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, Stavri Bello.
Bello ka qenë komisar i ndeshjes së vlefshme për grupin A, Mersin-Gior 65-74 (19-24, 17-21, 9-15, 20-14).
Bello ishte vëzhgues për rumunen Andrada Sender, maqedonasin Zoran Mitrovski dhe bullgaren Svetllana Stojanova.
Një tjetër vlerë e shtuar për basketbollin shqiptar angazhimi i Bellos si vëzhgues ndërkombëtar, që vazhdimisht vlerësohet si i tillë nga Federata Evropiane dhe Botërore e koshit.