AlbanianSport.com 11.10.2015 22:10
ASNN – Skënderbeu në basketboll për femra ka mundur Elbasanin në fushën e kësaj të fundit në shifrat 75-52. Në pjesën e parë, mikeshat nga Korça bënë një paraqitje më të mirë, pasi e fituan atë 10-16.
Në pjesën e dytë, ato shpërthyen duke e fituar thellësisht 8-22 dhe krijuar në këtë mënyrë një distancë sigurie. Pjesa e tretë ishte më e mirë për elbasanaset dhe e fituan 22-14.
Ndërsa pjesa e fundit ishte sërish më e mirë për korçaret të cilën e fituan 13-23 dhe të gjithë ndeshjen 75-52. Kështu, Skënderbeu nuk di të ndalet as në Elbasan dhe tashmë ndaj kreun e renditjes me Flamurtarin.
ELBASANI – SKËNDERBEU 52-75
(10-16, 8-22, 21-14, 13-23)
ELBASANI: Karaj, Rusta, Xhyra, Sylenji, Qosja / Vyshka, Gjata, Zenuni, Selko, Ahmetaj, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
SKËNDERBEU: Haris, Toska, Doja, Llazar, E. Papa / S. Papa, Shallo, Jahollari, Hysenllari, Gjika. Trajner: E. Papa
GJYQTARË: O. Kasmi, A. Bejtja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 55-50
Të shtunën:
Tirana – Kamza Basket 62-46
Goga Basket – Flamurtari 47-71
Elbasani – Skënderbeu 52-75
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 2 2 0 152-94 4
- Skënderbeu 2 2 0 147-111 4
- Goga Basket 2 1 1 135-118 3
- Vllaznia 2 1 1 117-105 3
- Tirana 2 1 1 121-118 3
- Studenti 2 1 1 102-138 3
- Kamza Basket 2 0 2 96-129 2
- Elbasani 2 0 2 99-156 2