AlbanianSport.com 22.12.2016 22:05
ASNN – Skënderbeu në basketboll për femra, për herë të parë në këtë sezon, shënon një fitore të thellë në shifra. Dhe ky sukses ka ardhur pikërisht dje në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës në përballjen me Elbasanin. Skënderbeu ka fituar me 21 pikë diferencë, gjë që nuk e kishte arritur më parë në këto 8 javë të luajtura.
E pas këtij suksesi ia ka dalë të parakalojë në fund Elbasanin dhe është ngjitur në vendin e gjashtë në renditje. Falë dy lojtareve me mjaft përvojë, si Eda Llazari dhe Gerta Gjika, korçaret kanë komanduar në këtë takim nga fillimi në fund. Që në pjesën e parë, Skënderbeu është i saktë, sidomos në gjuajtjet për tre pikë, dhe fiton 24-18.
Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën pamje dhe Skënderbeu vetëm sa thellon diferencën, pasi përpara pushimit tabela elektronike ka shënuar shifrat e thella 50-33. Ky rezultat u ka dhënë qetësi vajzave korçare, që në pjesën e tretë fitojnë 19-15. Dhe, në të 4-tën gjithçka ka qenë thjesht një formalitet. Pavarësisht barazimit 28-28, diferenca nuk ndryshon dhe në fund shifrat fiksohen te 97-76.
Skënderbeu – Elbasani 97-76
(24-18, 26-15, 19-15, 28-28)
Skënderbeu: Pëllumbi, Haris, Llazar, Toska, Gjika / Jahollari, Shallo, Hysenllari, Myzeqari, Aliu, Loci. Trajnere: N. Gjika
Elbasani: Ahmetaj, Qosja, Sulenji, Shabani, Zenuni. Trajnere: E. Xhyra
Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), V. Prapa (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 9-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Tirana – Apolonia 81-60
Skënderbeu – Elbasani 97-76
Vllaznia – Studenti 71-56
Goga Basket – Flamurtari 69-63
Kamza Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 8 8 0 601-472 16
- Goga Basket 8 7 1 668-457 15
- Flamurtari 8 6 2 608-521 14
- Vllaznia 8 5 3 545-471 13
- Studenti 8 4 4 514-507 12
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 8 2 6 560-607 10
- Apolonia 8 1 7 485-639 9
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8