Gjergj Vyshka 17.12.2016 17:05
Skënderbeu në basketboll për femra e ka kaluar pa shumë vështirësi sfidën në Sallën Sportive të Bathores ndaj Kamza Basket.
Që në fillim korçaret kanë qenë të qarta në objektivin e tyre, teksa e kanë fituar pjesën e parë, 12-16.
E ekuilibruar ka qenë e dyta, por përsëri është fituar nga Skënderbeu 16-19 dhe në pushim korçaret kanë pasur epërsinë 28-35.
Në pjesën e tretë Skënderbeu thellon dhe më shumë, sepse duke e fituar atë 13-17 dhe, në total, kryeson 41-52.
Dhe e fundit është përsëri për Skënderbeun, 10-15, që fiton me shifrat 51-67 dhe kështu korçaret kanë nisur të rehabilitohen.
Kamza Basket – Skënderbeu 51-67
(12-16, 16-19, 13-17, 10-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-67
Studenti – Apolonia 78-50
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 11:00
Elbasani – Goga Basket ora 14:00
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 7 4 3 458-436 11
- Skënderbeu 7 2 5 425-472 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Apolonia 7 1 6 425-558 8
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8