AlbanianSport.com 23.11.2016 20:50
ASNN – Shqipëria e basketbollit të femrave e ka humbur edhe ndeshjen e 6-të dhe të fundit në kuadër të grupit C të Eliminatoreve të Evropianit 2017. Sikundër të gjitha ndeshjet në fushën e vet të Kombëtares së basketbollit të meshkujve dhe të femrave, edhe takimi i zhvilluar sonte në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Është luajtur të mërkurën në mbrëmje ndeshja e fundit e Shqipërisë në kuadër të grupit C të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Femra 2017 dhe vajzat kuqezi janë mundur nga Britania e Madhe me shifrat 55-97. Sikundër ka ndodhur me të gjitha ndeshjet e Kombëtares së basketbollit të meshkujve dhe të femrave, edhe emocionet e takimit të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u përcollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin e dytë tokës, TVSH 2 dhe në atë RTSH Sport të platformës dixhitale të transmetuesit publik.
Pjesa e parë ka qenë më e luftuar, por britaniket e fitojnë atë 25-16, duke vijuar të dominojnë edhe në të dytën, të cilën e fitojnë gjithashtu me shifrat 22-11, duke shkuar në pushim në kryesim 47-27. Në pjesën e tretë ka një përpjekje nga vajzat kuqezi, por britaniket e fitojnë atë 21-15, duke vijuar të dominojnë plotësisht edhe në të katërtën, të cilën e fitojnë 29-13 dhe gjithë ndeshjen 97-55. Duhet theksuar se, përtej humbjes, këto shifra përfaqësojnë një përmirësim të madh krahasuar me atë 36-122 që vajzat kuqezi pësuan në ndeshjen e parë në Mançester përballë britanikeve.