Gjergj Vyshka 20.11.2016 12:05
Kombëtarja e femrave ka pasur mungesa krahasuar me katër ndeshjet që është drejtuar nga Borova. Ka munguar mbi të gjitha Elektra Zykaj, e cila është e dëmtuar. Sikurse ka munguar Llazar, që sapo ka ardhur nga dëmtimi, apo Sokoli, motrat Papa, pse jo dhe Hoxhaj e Palko.
E megjithatë me të gjitha vajzat e grumbulluara, Xhelal Kalaja është munduar të krijojë një ekip dinjitoz. E për rrjedhojë diferencat janë të mëdha. 12-30 është pjesa e parë për malazezet, 14-27 e dyta dhe në pushim mikeshat janë në një epërsi prej 31 pikësh, me shifrat 26-57.
Pjesa e tretë është bërë më e vështirë, sepse me një rezultat të pjesshëm 0-9, Mali i Zi thellon në 26-66. Pas pushimit Shqipëria reagon fare pak. 34-80 dhe, përsëri me një epërsi të pjesshme 0-10, Mali i Zi thellon në 34-90. 17-38 është pjesa e tretë dhe në total 43-95.
13-19 e fundit dhe në përfundim 56-114 për Malin e Zi, që kështu nuk na ka lënë të ngremë kokë…
Shqipëri – Mali i Zi 56-114
(12-30, 14-27, 17-38, 13-19)
Shqipëria: Përmeti (7), E. Bujari (2), G. Bujari (8), Xhanaj (8), Myrto (2) / Lalaj, Gjoni, Berranija, Mehmeti (5), Qypi (24). Trajner: Xh. Kalaja
Mali i Zi: Mujoviç (16), Skeroviç (5), Dubljeviç (20), Perovanoviç (21), Jovanoviç (8) / Vuçetiç (13), Kuzelj (2), Ranoviç (4), Aleksiç (9), Milosev (6), Pasiç (6), Pejoviç (4). Trajner: M. Milatoviç
Gjyqtarë: A. Pavlov (Maqedoni), D. Kralj (Bosnjë-Hercegovinë), M. Vuçkoviç (Slloveni)