Gjergj Vyshka 24.02.2016 15:30
Pas shumë e shumë përpjekjesh, kombëtarja e basketbollit të femrave do të rikthehet në ekranin e Radio-Televizionit Shqiptar. Ndeshja Shqipëri-Itali në ora 18:00 do të transmetohet nga TVSH Sport dhe TVSH 2, ndërsa kështu kombëtaret e basketbollit dhe volejbollit do të jenë në televizionin e gjithë shqiptarëve.
Ndërkaq, ndeshjen e sotme në “Asllan Rusi” do ta gjykojë maltezi Bernard Vasalo, slloveni Igor Poljansek dhe turkja Oziem Jalman. E vëzhguesi i tyre do të jetë maqedonasi Vladimir Makrevski. Të 4 zyrtarët e Federatës Evropiane të Basketbollit, sot paradite, do të bëjnë dhe kontrollin e fushës e më pas do të mbajnë shënimet e tyre.