Gjergj Vyshka 23.02.2017 12:05
“Këtë rekord duhet thënë se nuk e prisja, – ka thënë basketbollistja e Goga Basket dhe e Kombëtares kuqezi të koshit të femrave. – Si zakonisht në parket zbriti formacioni i parë për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat.”
“Mirëpo dje ishte dita ime me fat, pasi më ecte dora në çdo gjuajtje, të cilat pothuajse në 100% të rasteve përfundonin në kosh, – ka vijuar ajo. – Sigurisht edhe skuadra më ka ndihmuar shumë për të regjistruar këtë rekord.”
Qypi tregon se shënimi i 100 pikëve nuk ka qenë një ndër objektivat e saj që kur ka hedhur hapat e para në basketboll: “Nuk e kisha si synim, por, pse jo, uroja që një ditë të regjistroja një rekord kombëtar”, – ka pohuar ajo.
“Sigurisht që të shkruaj emrin tim në librin e rekordeve ka qenë një ndër ëndrrat e mia”, ka thënë Igena Qypi, lojtarja 100-pikëshe e basketbollit shqiptar. Ndërkohë, tek meshkujt, 100 pikë ka shënuar Genti Lasku.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(17, 18, 22 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 85-58
Të shtunën:
Apolonia – Flamurtari 74-121
Vllaznia – Elbasani 80-71
Tirana pushim
Të mërkurën:
Goga Basket – Kamza Basket 133-25
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 11 10 1 1009-591 21
- Flamurtari 11 9 2 905-705 20
- Tirana 10 10 0 714-612 20
- Vllaznia 11 6 5 750-716 17
- Studenti 10 6 4 669-615 16
- Elbasani 11 3 8 791-836 14
- Skënderbeu 10 3 7 622-723 13
- Apolonia 11 1 10 659-959 12
- Kamza Basket 11 0 11 529-985 11