Basketboll – Femra / “Na mungon ende diçka në ekip për të qenë “kampion””

Share Button

Gjergj Vyshka 06.01.2017 20:15

Trajneri i Tiranës në basketboll për femra, Roland Avrami: “Pavarsisht se është në vendin e 3-të në renditje, Flamurtari është me petkun e titullit “kampion” dhe “play-off”-it mund të përmbysë shumë gjëra”. Tetë ndeshje në kampionat, 8 fitore dhe Tirana është skuadra kryesuese e basketbollit të femrave për pjesën e parë të sezonit.

Por dhe pse ndodh kështu, ndërsa bardheblutë janë rreshtuar në krah të Goga Basket dhe Flamurtarit përsa i përket lojtareve të huaja, Avrami përsëri mendon se ka probleme. Në fakt që në javën e parë të kampionatit është ndeshur me të tilla gjëra, të cilat i vuajti në Kupën e Shqipërisë.

Ardhja me vonesë e malazezëve Popoviç dhe Jankoviç, apo largimi i një pjese të basketbollisteve në ekipin kombëtar për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe, duket se e privuan këtë skuadër nga ky trofe. E pranon që ka një dublim të pozicioneve me ardhjen e malazezëve.

Por ka ende një pikë të paplotësuar që e bën të mendojë dhe të thotë se nuk është absolut për titull. Quan vlerë të shtuar për kampionatin ardhjen e të huajave, ndërsa vlerëson si kundërshtarin e sprovuar për titull “kampion” Flamurtarin. Ja dhe intervista e trajnerit të Tiranës në basketboll për femra, Roland Avrami, për gazetën “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta, nesër.

 

– Tetë ndeshje në kampionat, 8 fitore dhe asnjë humbje. Është Tirana juaj absolute në këtë garë?

– Nuk mund ta them absolute, pavarësisht se jemi një skuadër me lojtare të dubluar në të gjitha pozicionet në fushë. Së bashku me Goga Basket dhe Flamurtarin, kemi krijuar një treshe të denjë për këtë kampionat, që deri në fund do të jetë i vështirë për t’u parashikuar. Duhet të keni parasysh që kemi pasur dhe probleme, të cilat janë reflektuar më së shumti në Kupën e Shqipërisë. Sepse një pjesë e lojtareve shkuan në kombëtare, të huajat erdhën me vonesë dhe gradualisht po hyjnë në mentalitetin e skuadrës. Kurse, pas Kupës, gjërat erdhën duke u përmirësuar dhe mendoj që në fazën e dytë do të bëjmë edhe më mirë. Pavarësisht se kampionati ende nuk ka përfunduar.

 

– Deri në fund të sezonit të kaluar Tirana e basketbollit të femrave ka qenë me në krye Erdal Borovën. Çfarë ka ndryshuar me ardhjen tuaj në krye të kësaj skuadre?

– Problemi është se Tirana ka qenë një grup heterogjen. Dhe si të thuash vajzat e reja, apo dhe lojtaret e përvojës janë munduar të bëjnë më të mirën e tyre. Po kështu dhe të huajat, që janë një vlerë e shtuar për skuadrën. Mos harroni që Tirana në basketboll për femra titullin e fundit “kampion” e ka marrë me mua në sezonin 1998-1999. Nuk është se më mungon eksperienca, por vajzat kërkojnë një tjetër trajtim ndryshe nga djemtë. Këtë jam munduar të fus duke parasysh vlerat që skuadra ka brenda dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë.

 

– Ardhja e Popoviçit dhe Jankoviçit, sa e kanë ndihmuar skuadrën të ecë përpara?

– Ashtu siç thamë dhe më sipër, ato erdhën me vonesë. E megjithatë, edhe pse në një moshë të madhe, duke pasur eksperiencën janë munduar të japin më të mirën e tyre në skuadër. Me ta ne kemi bërë dublimin e roleve dhe mendoj se jemi më të plotë. Sigurisht që kanë gjëra për të përmirësuar. Por mendoj se deri në fund do të jemi edhe më mirë për të synuar më pas titullin “kampion”.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh