Gjergj Vyshka 11.12.2016 13:45
Tirana në basketboll për femra vërtetë ka fituar me 26 pikë diferencë me Elbasanin, por ka rrezikuar ta humbasë ndeshjen në “tavolinë”. Sepse gjyqtarët Basho e Gokaj në zbatim të rregullores nuk e fillonin ndeshjen pa policë.
Pas shumë e shumë telefonatash të drejtuesve të klubit shumësportësh Tirana me Komisariatin Nr. 2 të Policisë, forcat e rendit kanë ardhur dhe ndeshja ka nisur me 20 minuta vonesë.
Bardheblutë përballë një kundërshtari me vetëm pesë lojtare nuk e kanë pasur aspak të vështirë në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. 23-16 mbyllet pjesa e parë, 17-16 e dyta dhe në pushim Tirana ka kryesuar 40-32.
14-9 ka vijuar e treta dhe 17-5 e fundit dhe Tirana ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 72-46. Elbasani është munduar të rivalizojë me 3-pikësha, por e ka pasur shumë të vështirë, ndërsa Tirana merr fitoren e 6-të radhazi.
Tirana – Elbasani 72-46
(23-16, 17-16, 14-9, 17-5)
Tirana: E. Bujari (14), Gjoni (3), Aliaj (12), Popoviç (10), Jankoviç (8) / Përmeti (8), G. Bujari (8), Dishnica (2), Jaçe (6), Këlleçi, Malësia. Trajner: R. Avrami
Elbasani: Ahmetaj (6), Qosja (14), Sulenji (5), Shabani (6), Zenuni (15). Trajnere: E. Xhyra
Gjyqtarë: G. Basho, J. Gokaj (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Vllaznia – Kamza Basket 77-37
Të premten:
Studenti – Flamurtari 70-88
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 72-46
Skënderbeu – Goga Basket 51-83
Apolonia pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 6 3 3 380-386 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Skënderbeu 6 1 5 358-421 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Kamza Basket 7 0 7 363-628 7