Gjergj Vyshka 24.03.2017 10:25
Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar dje datat e ndeshjeve të Superkupës së Shqipërisë. Kështu më 4 prill, ora 18:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të luhet finalja e femrave, Flamurtari-Goga Basket. Kampionia dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë në fuqi përballë finalistes së Kupës. Ndërkohë deri më tani Flamurtari ka fituar në finalen e Kupës, 79-72, kurse Goga Basket ka fituar në fazën e parë në kampionat 69-63.
Për ironi të fatit, përpara ndeshjes së Superkupës, më 1 prill të dyja skuadrat do të takohen për fundin e fazës së dytë në Vlorë. Që do të thotë një tjetër përplasje brirësh në prag të finales së Superkupës. Sakaq, për meshkuj, Vllaznia si “kampione” në fuqi do të jetë përballë Tiranës fituese e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Dhe kjo finale do të luhet më 5 prill 2016 në ora 18:00 po në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Ndërkohë, sivjet Tirana, ka fituar 3 herë në kampionat (82-65, 84-66 dhe 73-67), si dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë në Durrës, 85-69, ndërsa është mundur në Shkodër, 96-93. Fituesit në fuqi të Superkupës së Shqipërisë janë Tirana për femra dhe Kamza Basket për meshkuj, të cilët patën mundur respektivisht Flamurtarin për femra dhe Vllazninë për meshkuj. Kështu më 4 dhe 5 prill 2017, Superkupa e Shqipërisë në basketboll meshkuj e femra