Gjergj Vyshka 07.11.2016 14:45
Edhe për shkak të renditjes së sezonit të kaluar, teksa Apolonia është tërhequr nga gara dhe është zëvendësuar nga Goga Basket, finalja që mund të mendohej se do të ishte e tillë po luhet përpara kohe. Sipas lajmërimit zyrtar të institucionit më të lartë të koshit shqiptar të shpërndarë nëpërmjet postës elektronike, Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar dje shortin për turin çerekfinal.
Që ashtu sikurse dhe turi eliminator i meshkujve do të luhet me skualifikim direkt. Sikundër ka ndodhur dhe vitet e kaluar, çerekfinalet e femrave dhe meshkujve do të luhen me 10 ditë diferencë. Kështu për femra më 8 dhe 9 dhjetor 2015 dhe për meshkuj 18 dhe 19 dhjetor 2015. Ajo që bie në sy është se do të ketë një “përplasje brirësh” që në çerekfinale tek femrat, mes dy kryesueseve aktuale.
Bëhet fjalë për çiftin Flamurtari-Goga Basket, ndërsa kjo skuadër e re ka zëvendësuar Apoloninë, e cila u tërhoq nga gara. Dhe duke qenë e teta në renditje, gjithnjë në zbatim të klasifikimit të sezonit 2014-2015, atëherë finalja e parakohshme e Kupës së Shqipërisë për femra po luhet që tani. Tek meshkuj nuk duket se do të ketë surpriza, të paktën sipas shortit.
Ajo që duhet theksuar është fakti se Vllaznia për meshkuj dhe Apolonia për femra, e cila nuk ekziston më, janë fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Shorti i çerekfinaleve:
Flamurtari – Goga Basket 9 dhjetor ora 17:00
Tirana – Vllaznia 9 dhjetor ora 18:30
Skënderbeu – Elbasani 9 dhjetor ora 16:00
Studenti – Kamza Basket 8 dhjetor ora 17:00
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Shorti i çerekfinaleve:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 19 dhjetor ora 18:00
Tirana – Elbasani 19 dhjetor ora 18:00
Kamza Basket – Teuta 18 dhjetor ora 19:00
Partizani – Superior Basket 18 dhjetor ora 18:00