Gjergj Vyshka 03.02.2017 11:15
Basketbolli shqiptar dje ka zyrtarizuar të gjitha lëvizjet dimërore të periudhës 1-31 janar 2017. Si asnjëherë tjetër në këtë merkato dimërore, në basketbollin shqiptar ka një “bum” të huajsh dhe amerikanet janë të pranishme dhe tek vajzat.
E ka bërë një gjë të tillë Goga Basketi, që ka hequr Harden, por ka afruar Mekroin, pa harruar këtu dhe dy boshnjaket Alagiç dhe Lejla Omerbashiç. Edhe këtu kampionati është bërë interesant.
Kjo, sepse Tirana me dy malazezet e Flamurtari me një serbe dhe malazeze, sërish e bëjnë garën të fortë. Bie në sy shkuarja e përmetares Çomollari tek Skënderbeut, që duket se në pjesën e parë të sezonit ka vuajtur për një qendër.
Sikurse shkuarja e Enxhi Aliajt, Borana Duqit dhe Koninit tek Studenti, të cilat ekipin e trajneres Fiorentina Mitku, sidoqoftë, e bëjnë cilësore për të pretenduar vajtjen në “play-off”.
Ndërkohë, edhe Elbasani ka shtuar radhët me 4 lojtare nga të rejat. Dhe për momentin ato që nuk kanë lëvizur janë kampionia në fuqi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza Basket dhe Apolonia.
Lëvizjet zyrtare të merkatos dimërore të basketbollit shqiptar:
Femra – Kategoria e Parë:
Elbasani Lejdi Dervishi, Rexhina Hasa, Megi Kasa, Emi Skuqi
Goga Basket Xhesmin Desarae Mekroi (SHBA), Anela Alagiç (Bosnje-Hercegovinë), Lejla Omerbashiç (Bosnje-Hercegovinë)
Tirana Denisa Nelaj
Skënderbeu Eljona Çomollari nga Studenti
Studenti Enxhi Aliaj nga Tirana, Borana Duqi nga Goga Basket,
Kristiana Konini nga Tirana