Gjergj Vyshka 01.06.2016 11:15
Federata Shqiptare e Basketbollit ka qenë e detyruar që ta magazinojë përsëri kupën e titullit kampion për femra, por dhe medaljet për ekipin fitues.
Sepse Goga Basket me atë fitore me dy pikë diferencë në “Ramazan Njala” në Durrës e ka çuar gjithçka, ashtu sikurse parashikohej dhe mendohej, në ndeshjen e 5-të.
Që do të thotë se e premtja e 3 qershorit në Vlorë do të jetë vendimtare dhe shansi i fundit për titullin kampion. Përsëri Flamurtari, apo Goga Basket?
Kjo është dilema, që do të zgjidhet të premten, ndërsa stafi drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit i përgatitur për të bërë ceremoni në Durrës është kthyer prapa.
Ndoshta mund të ndodhë gjithçka sot me meshkuj. Por dhe këtu duket e vështirë, ndërsa titulli kampion do të ngeli për t’u zgjidhur të shtunën në Shkodër.