AlbanianSport.com 13/01/2024 21:20
ASNN – Janë luajtur të shtunën ndeshjet çerekfinale të veprimtarisësë dytë të koshit të vajzave, Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, ku nuk pati të papritura, pasi ekipet favorite janë ato që janë kualifikuar.
Flamurtari, Partizani, Tirana e Vllaznia avancojnë më tej, pas fitoreve në ndeshjet e së shtunës. Flamurtari “kampion në fuqi”, fitoi me lehtësi, 105-28 ndaj Barleti Basket në Vlorë,
Ndërkohë, fitore të thellë korri edhe Partizani, me të kuqet e kryeqytetit që fituan 103-50 ndaj Elbasanit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Fitore pa shumë bujë korri Tirana, që mposhti 69-62 Studentin në derbin kryeqytetas.
Gjysmëfinalistja e fundit është Vllaznia, që mundi 62-50 Teuta Basket, ndeshje e luajtur në Shkodër. Te meshkujt, Partizani është ekipi i fundit çerekfinalist dhe do të luajë ndaj Besëlidhjes. Ndeshjet e kësaj faze për meshkuj luhen ditën e diel.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
Partizani – Elbasani 103-50
Tirana – Studenti 69-62
Flamurtari – Barleti Basket 105-28
Vllaznia – Teuta Basket 62-50